Bota

Nuk kanë fund 'telashet' për Musk, miliarderi: Apple kërkon të heqë Twitter nga App Store

Miliarderi tha gjithashtu se prodhuesi i iPhone kishte ndaluar reklamat në Tëwtter. Sipas tij edhe pse ka kërkuar një arsyetim për këtë veprim nga kompania nuk ka marrë ende një përgjigje. 

29 Nëntor 2022, 10:13 Nga e.k
Nuk kanë fund 'telashet' për Musk, miliarderi: Apple
Elon Musk

SHBA- Pak javë pasi mori drejtimin e Twitter problemet për Elon Musk nuk kanë të sosur. Këtë herë Musk është 'kapur' me kompaninë Apple, e cila ka njoftuar se do të largojë platformën e mediave sociale nga App Store. Miliarderi tha gjithashtu se prodhuesi i iPhone kishte ndaluar reklamat në Tëwtter. Sipas tij edhe pse ka kërkuar një arsyetim për këtë veprim nga kompania nuk ka marrë ende një përgjigje. 

“Apple gjithashtu ka kërcënuar se do të ndalojë Twitter nga App Store, por nuk do të na tregojë pse”, shkruan në Twitter Musk.

Sipas Musk këto veoprime nga ana e Twitter janë një kërcënim. Që pas blerjes së kompanisë nga miliarderi Elon Musk, platforma e mediave sociale ka kaluar ditë të vështira ku shumë punonjës dhe drejtues dhanë dorëheqjen e shumë të tjerë u shkakruan nga puna. Në fillim të këtij muaji, Phil Schiller, i cili drejton App Store të Apple, fshiu llogarinë e tij në Twitter në një lëvizje që menjëherë shkaktoi spekulime se marrëdhëniet e biznesit të Musk me një shpërndarës kyç të aplikacioneve në Twitter po tensionoheshin.

Apple shpenzoi rreth 131,600 dollarë në reklamat në Twitter midis 10 dhe 16 nëntorit, nga 220,800 dollarë midis 16 dhe 22 tetorit, një javë përpara se Musk të mbyllte marrëveshjen me Twitter, sipas firmës matëse të reklamave Pathmatics.

elon musk twitter

Sondazh

Poll