Art&Argëtim

"E kisha me dy mendje", Cindy Morina flet si rrallë herë për marrëdhënien me djalin e Jozefina Topallit

Ish-missi, e cila është një ndër konkurrentet e spektaklit “Dance Albania” shpesh herë është ngacmuar për lidhjen e saj me Genar Topallit dhe së fundmi ajo zbuloi se kur është njohur me djalin e ish-kryeparlamentares.

29 Nëntor 2022, 11:52 Nga k.m.
"E kisha me dy mendje", Cindy Morina flet si rrallë herë
Cindy Marina dhe Genar Topalli

TIRANË- Modelja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit. Ish-missi, e cila është një ndër konkurrentet e spektaklit “Dance Albania” shpesh herë është ngacmuar për lidhjen e saj me Genar Topallit dhe së fundmi ajo zbuloi se kur është njohur me djalin e ish-kryeparlamentares.

"Erdha për punë dhe pasionet e mia, takova Genarin. Genari ishte javën e kaluar në spektakël dhe më ndoqi live. Jam e lidhur prej 2 vitesh me Genarin, jemi njohur në Shqipëri. Kur më erdhi ftesa për “Dance Albania” isha me 2 mendje se kisha dhe angazhime të tjera dhe ai ishte i pari që më shtyu që të futesha dhe ta provoja këtë eksperiencë,"-u shpreh ajo.

Ndërsa kur iu ofrua një kërcim me të dashurin e saj, ajo vendosi që ta linte me 'pikëpytje'.

cindy marina genar topalli

Sondazh

Poll