Aktualitet

Ndodhej në kafe, humb jetën 55-vjeçari në Korçë

Mësohet se 55-vjeçari me iniciale Gj.M ka humbur jetën, ndërkohë që nuk janë gjetur shenja dhunë në trupin e tij.

28 Nëntor 2022, 21:56 Nga I.A
Ndodhej në kafe, humb jetën 55-vjeçari në
Foto Ilustruese

KORÇË- Një 55-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë. Mësohet se 55-vjeçari me iniciale Gj.M ka humbur jetën, ndërkohë që nuk janë gjetur shenja dhunë në trupin e tij. Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

vdes 55-vjeçari ne korce

Sondazh

Poll