Aktualitet

Të shtëna me armë në Kurbin, autori largohet në drejtim të paditur

Mësohet se një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. 

28 Nëntor 2022, 19:57 Nga I.A

Të shtëna me armë në Kurbin, autori largohet në drejtim

KURBIN- Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e sotme në Kurbin. Mësohet se një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lënduar.

Ende nuk dihet identiteti i autorit apo arsyet e gjuajtjes me armë, ndërkohë që burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për kapjen e autorit. Policia ende nuk ka sjellë një njoftim zyrtar për ngjarjen.

te shtena me arme ne kurbin

Sondazh

Poll