Aktualitet

Mbollën mbi 1 mijë bimë kanabisi në një pyll, dënohen me burg katër shqiptarët në Francë

Të proceduar për tentativë prodhimi droge në një bandë të organizuar, dy francezë dhe katër shqiptarë u thirrën në Gjykatën Penale të Bordo të premten, 25 nëntor 2022.

28 Nëntor 2022, 19:52 Nga I.A
Mbollën mbi 1 mijë bimë kanabisi në një pyll,
Kanabis

FRANCË- Gjashtë të pandehur u dënuan të premten, nga Gjykata Penale e Bordo, pas zbulimit të një plantacioni me bimë kanabisi në pyllin e Saumos në Francë. Ouest-france shkruan se janë gjetur në total 1100 bimë gati për t'u transplantuar nga xhandarët.

Të proceduar për tentativë prodhimi droge në një bandë të organizuar, dy francezë dhe katër shqiptarë u thirrën në Gjykatën Penale të Bordo të premten, 25 nëntor 2022. Vetëm tre prej tyre dolën para gjyqtarëve. Të gjithë ishin arrestuar pas zbulimit të një plantacioni me bimë kanabisi, në korrik 2019, nga agjentë të Zyrës Kombëtare të Pyjeve në një parcelë me pisha në Saumos (Gironde).

Të konsideruar si duar të vogla, dy të pandehur u dënuan me njëzet e katër muaj burg, tetëmbëdhjetë prej të cilëve me kusht. I dyshuar për organizimin e operacionit, një burrë u dënua me tre vjet e gjysmë burg ndërsa një tjetër u dënua me tre vjet burg. Këta dy të pandehur pasi janë larguar nga salla e gjyqit gjatë shqyrtimit, ndaj tyre është lëshuar urdhër arresti.

Në mungesë të procesit gjyqësor, një burrë, gjithashtu i shënjestruar nga një urdhër-arresti, u dënua me katër vjet burg, ndërsa i pandehuri i fundit u dënua me 30 muaj burg, i cili mund të shndërrohet në arrest shtëpiak nën mbikëqyrje elektronike. 

denohen 4 shqiptare ne france

Sondazh

Poll