Aktualitet

Merr flakë banesa në Lushnje, 68-vjeçari merr djegie në trup

I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet shkaku i flakës në banesë.

28 Nëntor 2022, 21:43 Nga I.A
Merr flakë banesa në Lushnje, 68-vjeçari merr djegie në
Foto Ilustruese

LUSHNJE- Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se në banesën e 68-vjeçarit ka rënë flakë dhe për pasojë i moshuari ka pësuar djegie në trup. I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet shkaku i flakës në banesë.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak Rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në banesën e shtetasit P. M., 68 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë ka marë djegie në trup shtetasi P. M. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

merr flake banesa ne lushnje

Sondazh

Poll