Aktualitet

Shqiptarët në Amerikë festojnë 'kuq e zi', flamuri vendoset edhe në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi

Kryetari i Këshillit, Ragmi Mustafi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

28 Nëntor 2022, 16:35 Nga a.l
Shqiptarët në Amerikë festojnë 'kuq e zi', flamuri
Shqiptarët në Amerikë

SHBA- 'Kuq e zi' është kryefjala e ditës së sotme, ku gjithë shqiptarët nëpër botë festojnë në kuadër të 110 vjetorit të Pavarësisë se vendit të tyre. Në të gjithë qarqet e vendit e kryesisht në Tiranë, atmosfera ndihet kudo, në prezencë të flamujve të vendosur sa në dritaret e shtëpive sa në kioska apo në rrugë kryesore, por jo vetëm. Këtë ditë po e festojnë edhe shqiptarët që ndodhen në Amerikë, në Garifled, New Jersey, nën shoqërinë e këngëve dhe veshjeve popullore shqiptare. 

Po ashtu në bashkinë e Bedford në SHBA me nderim nga kryetari i bashkisë Dave Hogson është ngritur flamuri kombëtar. Në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi është nrgitur gjithashtu flamuri kuq e zi. Kryetari i Këshillit Ragmi Mustafi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se flamurin e ngriti, për nder të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit! Edhe sot si katër vjet radhazi, nga pozita e kryetarit të këtij institucioni, vendosëm të valoj flamurin kombëtar në Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në nderë të sakrificës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pavarësisht, përndjekjes së autoriteteve serbe e ndalimit me ligj. Vetë ndalimi me ligj i flamurit kombëtar shqiptar është njollosje e tij nga shteti. Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Këshillit Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën politike dhe juridike për legalizimin e simboleve kombëtare shqiptare. Simbolet tona. Pa ndryshime. Pa dallime”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Ai shtoi se simbolet kombëtare nuk duhen ndryshuar./ Dosja.al

110 vjetori i pavaresise ragmi mustafi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2022, 15:51 k.m.

WhatsApp paralajmëron një veçori të re

Message Yourself SHBA- WhatsApp kohët e fundit filloi të testojë mundësinë që ju të dërgoni mesazhe tek vetja juaj,...