Aktualitet

Homeland Justice nxjerr të dhënat e PATENTAVE: S'jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj

Krahas dokumentit me dhjetra mijëra të dhëna, hackerat iranianë kanë nxjerrë dhe një paralajmërim me disa fjalë për qeverinë. 

28 Nëntor 2022, 16:12 Nga k.m.
Homeland Justice nxjerr të dhënat e PATENTAVE: S'jeni të
Foto ilustruese

TIRANË- "Homeland Justice" nxjerr sërish të dhëna, nga Policia e Shtetit, këtë herë publikon patentat. Me detaje, mbi 1000 faqe, me nga dhjetra secila ka të renditur: numrin e identifikimit; emrin; mbiemrin; atësinë; dita e lindjes; vendlindja; grupi i gjakut; e të tjera data që janë marrë nga servera të qeverisë. Krahas dokumentit me dhjetra mijëra të dhëna, hackerat iranianë kanë nxjerrë dhe një paralajmërim me disa fjalë për qeverinë. 

Homeland Justice nxjerr të dhënat e PATENTAVE: S'jeni të
Pjesë nga dokumenti që Dosja.al e disponon

"A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurinë e njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?,"-shkruajnë hackerat iranianë. 

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.

irani sulmon shqiperine homeland justice

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2022, 15:51 k.m.

WhatsApp paralajmëron një veçori të re

Message Yourself SHBA- WhatsApp kohët e fundit filloi të testojë mundësinë që ju të dërgoni mesazhe tek vetja juaj,...