Aktualitet

Pesticidet në bujqësi, pa kontroll/ KLSH: Siguria ushqimore dhe fitosanitare nuk është e plotë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas KLSH nuk ka hartuar një program strategjik monitorimi që kontrollon Produktet e Mbrojtjes së Bimëve  si plehrat kimike dhe pesticideve.

28 Nëntor 2022, 15:40 Nga I.A
Pesticidet në bujqësi, pa kontroll/ KLSH: Siguria ushqimore dhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Siguria ushqimore vihet në rrezik nga mungesa e laboratorëve që duhet të analizonin pesticidet, ky është konkluzioni që ka nxjerrë KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator 2022. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas KLSH nuk ka hartuar një program strategjik monitorimi që kontrollon Produktet e Mbrojtjes së Bimëve  si plehrat kimike dhe pesticideve.

Kapacitetet institucionale të MBZHR në fushën e vlerësimit të riskut dhe monitorimit të mbetjeve, kritereve mikrobiologjike dhe ndotësve, si dhe kapacitetet administrative të ISUV sa i takon inspektimeve dhe kontrolleve, rezultuan të jenë të kufizuara. Si pasojë, zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe fitosanitare nuk realizohet në mënyrë të plotë.

Farmacitë bujqësorë në mënyrë krejtësisht të ligjshme tregtojnë kimikate që janë jashtë standardit. Fermerët detyrohen që fruta dhe perimet ti spërkasin më shumë se një herë me pesticide, pasi ilaçi që duhet të luftojë sëmundjet nuk e jep efektin të menjëhershëm. Këto produkte jo cilësore që vënë në rrezik shëndetin e konsumatorin shqiptarë, kjo sepse institucionet që duhet të garantojnë ushqim të sigurt nuk i analizojnë produktet e mbrojtjes së bimëve si pesticide, plehra kimikë, fungicide dhe herbicide.

Mos përmbushja nga ana e Institutit të Sigurisë Ushqimorë dhe Veterenarisë e detyrimit ligjor mbi marrjen e mostrave dhe kryerjen e analizave brenda afatit të parashikuar, ose moskryerja fare e tyre (gjatë periudhës 2018- 2019), ka ndikuar që Autoriteti Kombëtarë I Ushqimit  të mos kryejë në kohë marrjen e masave për bllokimin e tregtimit të PMB-ve që kanë rezultuar “Jo konform”, duke ekspozuar kështu konsumatorin përpara riskut të përdorimit të tyre.

Por gjithashtu thekson në MBRZH mungon sektori që duhet të kontrollojë plehrat kimikë. Kjo bën që pesticidet që janë hequr nga lista e OMB të BE të futen në Shqipëri të me një tjetër etiketë atë të plehrave kimike. Një rast të tillë e ka denoncuar disa vite më parë Top Channel, por Silikon Mix nuk është i vetmi pesticid i kamufluar.  Në kushtet kur, mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe e mjedisit garantohet jo vetëm, nga përdorimi i PMB-ve por dhe nga produktet plehëruese për ushqyerjen e bimëve, të cilat përmirësojnë cilësitë fiziko-kimike dhe rrisin pjellorinë e tokës, mungesa e një sektori të dedikuar për produktet plehëruese si dhe e akteve nënligjore në këtë fushë, ka lënë jashtë vëmendjes, monitorimin e këtij procesi duke mbartur risqe për garantimin e sigurisë ushqimore dhe atë mjedisore.

Marrë nga Top Channel

klsh

Sondazh

Poll