Aktualitet

Bënin namin me vjedhje, shkatërrohet banda në Greqi, pjesë dhe 3 shqiptarë

Akuzat ndaj shqiptarëve janë rënduar pasi në momentin e arrestimit u janë gjetur në posedim 40.48 gramë kanabis.

28 Nëntor 2022, 15:59 Nga I.A
Bënin namin me vjedhje, shkatërrohet banda në Greqi, pjesë
Foto Ilustruese

GREQI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi për vjedhje. Capital.gr shkruan se autoritetet greke kanë arritur të çmontojnë një bandë të cilët operonin në zonën e Atikës. Pjesëtarët e grupit të cilët kryenin vjedhje në automjete të cilët ishin parkuar dhe kanë marrë prej tyre sende me vlerë. Pjesë e bandës ishin edhe tre shqiptarë të moshave 16, 17 dhe 18 vjeç. Nga hetimet paraprake deri më tani janë zbardhur 51 raste të vjedhjeve, në periudhën nga 7 prill 2021 deri më 18 nëntor 2022.

Akuzat ndaj shqiptarëve janë rënduar pasi në momentin e arrestimit u janë gjetur në posedim 40.48 gramë kanabis. Autoritetet greke kanë identifikuar edhe tetë anëtarë të tjerë të bandës, dy prej të cilëve janë arrestuar. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.

arrestohen shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2022, 15:51 k.m.

WhatsApp paralajmëron një veçori të re

Message Yourself SHBA- WhatsApp kohët e fundit filloi të testojë mundësinë që ju të dërgoni mesazhe tek vetja juaj,...