Aktualitet

U kap me kokainë dhe 7000 euro nën frenat e makinës/ Arrestohet 30-vjeçari në Itali, si tentoi të arratisej 

30-vjeçari shqiptar është ndaluar nga policia ku pas kontrollit në makinën e tij janë gjetur rreth dhjetë doza kokaine, të paketuara dhe të gatshme për shitje të vendosura nën frenat e dorës.

28 Nëntor 2022, 16:12 Nga a.l

 

U kap me kokainë dhe 7000 euro nën frenat e makinës/ Arrestohet
Policia Italiane

ITALI- Një 30- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Fidenca të Italisë pasi është kapur me kokainë dhe 7000 euro. Sipas mediave italiane, shqiptari pasi është pikasur nga policia ka tentuar të arratiset duke hyrë nëpër rrugicat e kësaj zone. 30-vjeçari shqiptar është ndaluar nga policia ku pas kontrollit në makinën e tij janë gjetur rreth dhjetë doza kokaine, të paketuara dhe të gatshme për shitje të vendosura nën frenat e dorës.

Droga u sekuestrua, së bashku me mbi 7000 euro pasi u cilësuan të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, duke qenë se burri nuk ishte në gjendje të jepte të dhëna për asnjë aktivitet pune. Shqiptari i arrestuar, deri tani pa precedentë penalë, ka kaluar natën në qelitë e sigurisë të abinierëve të Fidenzës, në dispozicion të organeve të drejtësisë, në pritje të gjykimit të vleftësimit./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali kokaine dhe euro itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Nëntor 2022, 15:51 k.m.

WhatsApp paralajmëron një veçori të re

Message Yourself SHBA- WhatsApp kohët e fundit filloi të testojë mundësinë që ju të dërgoni mesazhe tek vetja juaj,...