Aktualitet

Vendoste baste sportive nëpërmjet celularit, arrestohet 19-vjeçari në Berat, 4 nën hetim

Ndërsa në gjendje të lirë po hetohet një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet K.L si dhe tre persona të tjerë që ishin klientë në lokal. Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi 5 aparate celularë ndërkohë materiale procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Bera.

28 Nëntor 2022, 14:32 Nga e.k
Vendoste baste sportive nëpërmjet celularit, arrestohet
Policia Berat

BERAT- Një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet H.H banues në fshatin Dyshnik të Beratit ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive në lokalin që kishte marrë në administrimin. Ndërsa në gjendje të lirë po hetohet një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet K.L si dhe tre persona të tjerë që ishin klientë në lokal. Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi 5 aparate celularë ndërkohë materiale procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Bera. 

 NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojn goditjet nga Komisariati i Policisë Berat, të rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë që vinin baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.  Sekuestrohen aparatet celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në vijim të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: H.H., 19 vjeç, banues në Dyshnik, Berat, pasi në një lokal në fshatin Dyshnik, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.  Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.L., 38 vjeç, (administrator lokali), banues në fshatin Lapardha, dhe tre shtetas të tjerë, (klientët e lokalit), pasi në ambjentet e lokalit u kapën duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

berat policia berat

Sondazh

Poll