Politike

Rrëzimi i dekreteve të Metës, Blushi: Paligjshmëri, e çmendura Elisa falimentoi doganat, tani ekonominë

3 Shtator 2019, 17:27 Nga DOSJA
Rrëzimi i dekreteve të Metës, Blushi: Paligjshmëri, e

TIRANË– Këshilltari për Mediat dhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas rrëzimit të dekretëve të Presidentit ditën e sotme. Në një status në rrjetet sociale, Blushi shkruan se kjo gjë po bëhet për të aministuar të gjithë procesin e koncensioneve në paligjshmëri të plotë.

Ndër rreshta Blushi shkruan se ministrja Elisa Spiropali po përdoret për rrënimin e ekonomisë, siç u përdor për doganat.

Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t’i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot:

Çmimi i dakordësuar midis palëve është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për rrugën Milot Balldren Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 213 665 040 Euro plus TVSH është 52,165,040 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi nesër qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim aministimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë.

Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t’i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare,”- shkruan Tedi Blushi.

Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë dhe Financave u ka hapur rrugë koncesioneve të dy segmenteve rrugore, Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, pasi rrëzoi dekretet e presidentit Meta.

Komisioni rrëzoi sot bashkë me to edhe tri dekrete të tjera që presidenti Ilir Meta teksa i ktheu mbrapsht për rishqyrtim, pasi ishin votuar në Kuvend. 

Bëhet fjalë për “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare” dhe ligjin për Koncesionet, PPP-të dhe zhvillimin e territorit dhe për ndërtimin me koncesion të segmenteve rrugore Orikum – Dukat dhe Milot- Balldren.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekretet e metës elisa spiropali ilir meta rrezohen dekretet e metes tedi blushi dekretet e metës elisa spiropali ilir meta rrezohen dekretet e metes tedi blushi

Sondazh

Poll