Aktualitet

I dënuar dy herë për vjedhje, vihet në pranga 42-vjeçari në Shkodër (EMRI)

4 Shtator 2019, 07:46 Nga DOSJA
I dënuar dy herë për vjedhje, vihet në pranga

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili është dënuar dy herë më parë  për vjedhje. Shtetasi Arian Rrushini, akuzohet për disa vjedhje të automjeteve e banesave, dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestraur disa biçikleta e sende të tjera, të vjedhura nga ky shetas në automjete dhe banesa.

Ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta,  banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike”, thuhet më tej në njfotimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni “The third time’. Vihet në  pranga një 42-vjeçar, i dënuar dy herë më parë për vjedhje. Zbardhen disa vjedhje automjetesh, biçikletash e banesash. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa biçikleta e sende të tjera, të vjedhura nga ky shetas në automjete dhe banesa.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, Policia e Shkodrës, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative dhe falë veprimeve profesionale ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor “The third time”, si rezultat i të cilit u bë  kapja dhe ndalimi i shtetasit: A.RR., 42 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar dy herë më parë për vjedhje të pronës.

Ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta,  banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa biçikleta, sende të tjera që dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur në automjete, banesa apo zyra firmash private, si dhe mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arian rrushini arrestohet 42 vjecari vjedhje ne shkoder arian rrushini arrestohet 42 vjecari vjedhje ne shkoder

Sondazh

Poll