Aktualitet

“Pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot”, Avokati i Popullit: Shprehu mendësi seksiste, të ndëshkohet sjella e Murrizit

3 Shtator 2019, 18:18 Nga DOSJA
“Pjeshkëz e shtrydhur nga padrinot”, Avokati i Popullit:

TIRANË– Avokati i Popullit ka bërë thirrje për marrjen e masave urgjente ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizit.

Me anë të një deklaratë, Avokati i Popullit e konsideron si të turpshme dhe të papranueshme gjuhën e përdorur nga Murrizi ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp.

“Me një fjalor që shpreh qartë mendësinë e tij seksiste dhe misogjine, zoti nënkryetar i Kuvendit i është referuar një deklarate të institucionit të Avokatit të Popullit ku denoncohej pikërisht ajo sjellje për të cilën zoti Murrizi po kërkonte ndjesë. Avokati i Popullit i bën thirrje drejtuesve të Kuvendit që në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore të marrin masa për ndëshkimin e kësaj sjelljeje të papranueshme intimiduese dhe të përsëritur nga ana e zotit Myslim Murrizi në dëm të shtresave të ndryshme vulnerabël të shoqërisë sonë, ku përfshihen edhe gratë,”-shkruhet në deklaratën e Avokaturës.

Reagimi i plotë: 

Disa ditë më parë Murrizi nuk e mbajti dot veten përpara një qytetari që e kritikoi në lidhje me një status që kishte bërë për faturat e  kripura të udhëtimeve lukseve të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ai e quajti qytetarin ndër të tjera “down”. (Lexo këtu) Ditën e sotme Murrizi ka kërkuar falje publike. Ai është shprehur se ndjen keqardhje për lëndimin që i ka shkaktuar qytetarit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komenti ofendues myslim murrizi nënkryetari i parlamentit ofendon komentuesin komenti ofendues myslim murrizi nënkryetari i parlamentit ofendon komentuesin

Sondazh

Poll