Aktualitet

Kriza politike/ Artan Hoxha ‘jep alarmin’: Periudhë e artë për krimin, janë shtuar parcelat me kanabis

3 Shtator 2019, 20:36 Nga DOSJA
Kriza politike/ Artan Hoxha ‘jep alarmin’: Periudhë e artë

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Top Show” është shprehur se situata në të cilën ndodhet vendi, është një periudhë e artë për botën e krimit. 

Sipas Hoxhës, kriza politike ka bërë që Policia të fokusohet më shumë në protesta dhe jo në ndjekjen e personave në shkelje të ligjit. 

Është situata më e artë për botën e krimit. Policia është zënë me protestat dhe mitingjet. E dini që parcelat me kanabis janë shtuar. Që nga marsi deri më tani janë shtuar. Do ta shohim sa do të kapen. Sasi rekord. Ka patur shumë ngjarje, atentate mafioze,”-tha Hoxha. 

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha parcela me kanabis artan hoxha parcela me kanabis

Sondazh

Poll