Aktualitet

I vdes babai, lirohet nga burgu biznesmeni Alban Mollaymeri, i përfshirë në skandalin e “Toyota Auris”

3 Shtator 2019, 18:44 Nga DOSJA
I vdes babai, lirohet nga burgu biznesmeni Alban Mollaymeri, i

TIRANË– Është liruar nga burgu përkohësisht biznesmeni Alban Mollaymeri. Mësohet se Mollaymeri ka lënë qelinë ditën e sotme pasi ka humbur sot njeriun e tij më të shtrenjtë, babain.

Biznesmeni ndodhej prej një viti në burgun e “313’s”, por sot ka shkuar pranë familjes së tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit.

Alban Mollaymeri u arrestua pas skandalit me “Toyota Yaris”, pasi rezultoi të ishte porositësi i makinave të ngarkuara me 3.4 milionë euro në Gjermani. Ai ishte pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë.

Në muajin korrik u sekuestrua pasuria e grupit kriminal të “Toyota Auris”.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurot. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris alban mollaymeri humb babain lirohet alban mollaymeri 3.4 mln euro ne toyota auris alban mollaymeri humb babain lirohet alban mollaymeri

Sondazh

Poll