Aktualitet

‘Anti-informaliteti’/ Mbyllet kantieri i pallatit shumëkatësh në Tiranë, Denaj:Pa siguri në punë, në fokus firmat e n

4 Shtator 2019, 05:34 Nga DOSJA
‘Anti-informaliteti’/ Mbyllet kantieri i pallatit

Tiranë– Një ditë më parë në sajë të aksionit të antiinformalitetit u bllokua një kantier ndërtimi në Tiranë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj teksa mori pjesë në një inspektim nga Inspektorati i Punës te Rruga e Kosovarëve pranë Liqenit, ku u bllokua kantieri i ndërtimit, deklaroi se tashmë aksioni është i fokusuar tek firmat e ndërtimit.

Ndërsa Drejtori i Inspektoratit, Arben Seferi deklaroi se kantieri i pallatit shumëkatësh do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave për normalizimin e të gjithë procesit të punës, pasi nuk respektonte ligjin për sigurinë në punë.

Sa kemi mbaruar një proces inspektimi në të cilën kemi verifikuar shmangien në ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke bërë pezullimin dhe mbylljen e kantierit të ndërtimit deri në marrjen e masave për normalizimn e të gjithë procesit“.

Denaj theksoi më tej se kontrollet në shtator do të shtrihen në të gjithë vendin  për të luftuar punën në të zezë, por edhe shmangien e aksidenteve. “Një fokus i veçantë po realizohet edhe nga inspektorati i punës në atë që eliminon aksidentet në punë. 30% e punonjës janë të paregjistruar në sektorin e punës, ne duhet ti vendosim fre këtij informaliteti. Gjobat janë 0-50 fish e rrogës bazë, por ky nuk është objektivi jonë.”, u shpreh ajo. 

Video e publikuar nga Rama 

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një muaj më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal. Po kështu Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet anila denaj mbyllet kantieri në tiranë aksioni anti-informalitet anila denaj mbyllet kantieri në tiranë

Sondazh

Poll