Aktualitet

VIDEO/ Dha dorëheqjen pasi KLSH gjeti shkelje, ish-kreu i Kadastrës së Tropojës “mban peng” Piranjat: Dilni përjashta. Ti rri me mua…ti shko

Megjithatë, Ajlina Alfredaj e hedh diku tjetër fajin. Ajlina tashmë është nën hetim ndërsa gjykata ndaj saj ka caktuar një masë më të butë, atë të detyrimit të paraqitjes. Ajlina hedh akuza edhe ndaj drejtorit të saj, ish-drejtorit të Kadastrës së Tropojë, Blerant Lushaj.

27 Nëntor 2022, 23:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Dha dorëheqjen pasi KLSH gjeti shkelje, ish-kreu i Kadastrës
Blerant Lushajt

TROPOJË- Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj u shpall në kërkim në korrik të këtij viti për shkak se akuzohej për mos korrektësi në detyrën që i ishte caktuar. Ndaj saj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, teksa është pezulluar edhe nga detyra. Abuzimet nga Kadastra kanë qenë të shumta.

Megjithatë, Ajlina Alfredaj e hedh diku tjetër fajin. Ajlina tashmë është nën hetim ndërsa gjykata ndaj saj ka caktuar një masë më të butë, atë të detyrimit të paraqitjes. Ajlina hedh akuza edhe ndaj drejtorit të saj, ish-drejtorit të Kadastrës së Tropojë, Blerant Lushaj.

Akuzat e Ajlinës nuk ndalen me kaq, pasi ajo thotë se është shantazhuar nga prokurori i Tropojës. Pas parregullsive Lushaj u tërhoq, ndërsa Ajlina u emëruar si përgjegjëse për Kadastrën në vitin 2020.  Por për shefen e re nisi një situatë e trazuar. Ndërkohë Ajlina, hedh akuza të forta ndaj Blerant Lushajt, i cili ishte Drejtori i Kadastrës në kohën kur ajo ishte përgjegjëse. Sipas saj KLSH ka gjetur shkelje të mëdha dhe për këtë arsye u largua duke dhënë dorëheqjen.

Ajlina: Erdhi KLSH dhe gjeti shumë shkelje. Janë evidentuar që janë regjistruar prona pa titull pronësie. Ai dha dorëheqjen dhe iku.

Prinjat u munduan që të marrin edhe reagimin e Lushajt, por ai u bë tepër agresiv duke kërcënuar gazetarin dhe operatorin.

Lushaj: Dilni përjashta. Ti rri me mua…ti shko.

Lushaj: Shko më sill logot, direkt. Shko sill logot dhe të lejoj të dalësh nga këtu.

Marrë nga ABC

blerant lushajt

Sondazh

Poll