Aktualitet

Pylli Orbital dështoi, Bashkia Tiranë vijon me tenderat: 2.6 mln euro për blerje pemësh, hapësira të gjelbra s’ka

Kjo ankesë vjen vetëm pak ditë pasi KLSH doli në përfundimin se projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka dështuar për shkak të mungesës financiare dhe mungesës së hapësirave të nevojshme për mbjellje pemësh.

27 Nëntor 2022, 18:39 Nga F.M
Pylli Orbital dështoi, Bashkia Tiranë vijon me tenderat: 2.6 mln euro
Erion Veliaj duke mbjellë pemë

TIRANË- Tenderi i Bashkisë së Tiranës që kishte për qëllim blerjen e pemëve dekorative për Pyllin Orbital dhe zonave të ndryshme të Tiranës, me vlerë 300 milionë lekë ose 2.6 milionë euro, është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

OraNews shkruan se ankesa është bërë nga një kompani që është interesuar që të marrë pjesë në garë, por që ka hasur në kritere që sipas ankesës janë në shkelje të ligjit pasi fituesi është i paracaktuar.

Në ankesën e saj, kompania ndër të tjera thekson se në kriteret e kërkuara nga institucioni që ka bërë tenderin, që në këtë rast është Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, ka kërkuar që operatori ekonomik që do të marrë përsipër tenderin të ketë 150 punëtorë për vendosjen mbjelljen e 1058 pemëve brenda 15 ditëve dhe do të punohet me dy turne.

Kështu sipas një llogarie të thjesht, rezulton që 1 punëtor do të mbjellë vetëm 7 pemë në ditë dhe që kompania ankimuese e cilëson si absurde.

Kjo ankesë vjen vetëm pak ditë pasi KLSH doli në përfundimin se projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka dështuar për shkak të mungesës financiare dhe mungesës së hapësirave të nevojshme për mbjellje pemësh.

Por, pavarësisht se hapësira të gjelbra nuk ka, institucioni që drejtohet nga Veliaj vijon të bëjë tendera për të blerë pemë.

pylli orbital bashkia tirane

Sondazh

Poll