Aktualitet

Mbyllja e shkollave në Skrapar/ Kryebashkiaku Spahiu letër Ramës: Çfarë zgjidhje i jepni situatës

26 Shkurt 2019, 16:12 Nga DOSJA
Mbyllja e shkollave në Skrapar/ Kryebashkiaku Spahiu letër Ramës:

SKRAPAR– Kreu i Bashkisë, Skrapar, Nesim Spahiu, pas ankesës së drejtuar ndërkombëtarëve pak ditë më parë, (Lexo këtu) ka paraqitur sot ankesën për mbylljen e institucioneve në këtë qytet, tek kryeministri Edi Rama. Përmes një shkrese të nënshkruar nga i gjithë stafi i kësaj bashkie, kryeministrit i paraqitet shqetësimi i bllokimit të buxhetit për vitin 2019, gjë e cila ka penguar vazhdimësinë e punës së institucioneve në ktëtë qytet.

Ndwrsa dy ditë më parë Spahiu iu drejtua përfaqësive së ndërkombëtarëve në Shqipëri lidhur me situatën e bllokimit të buxhetit për Bashkinë Skrapar, gjë që ka pezulluar dhe punën e institucioneve në këtë qytet.

Ndërkohë që rreth një javë më parë Kryetari i Bashkisë së Skraparit, në një deklaratë për mediat njoftoi se institucionet e këtij qyteti do të mbyllen, pasi nuk ka buxhet.

Pas kësaj deklarate erdhi edhe reagimi i grupit të këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Skraparit,(Lexo këtu) ku sipas tyre buxheti u miratua me 10 vota nga 15 anëtarë që përbëjnë këshillin, por vendimet pasi u zbardhën nga Sekretaria e Këshillit, u firmosën vetëm nga Kryetari i Këshillit dhe nuk u vulosën nga Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga LSI.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokimi i buxhetit skrapar mbyllja e shkollave skrapar nesim spahiu shkresa edi rames bllokimi i buxhetit skrapar mbyllja e shkollave skrapar nesim spahiu shkresa edi rames

Sondazh

Poll