Aktualitet

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë/ Makina komplet e shkatërruar, airbag-et e hapura, të rinjtë s'shpëtuan dot

Makina është çarë dhe një pjesë e bordurës është futur brenda saj. Megjithëse airbag-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë tre të rinjtë

27 Nëntor 2022, 11:14 Nga A.B
Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë/ Makina komplet e
Makina

TIRANË- Kjo është makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë në Durrës, dy prej të cilëve humbën jetën. Siç duket nga pamjet makina është përplasur me bordurën metalike anësore dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.

Makina është çarë dhe një pjesë e bordurës është futur brenda saj. Megjithëse airbag-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë tre të rinjtë.

Nga aksidenti humbi jetën 26-vjeçar Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari, 26 vjeç.

aksident ne aksin tirane-durres arber tivari silva gjergji

Sondazh

Poll