Aktualitet

'Shqipe, shqipeee...'/ Shqiptarët me gomonen nisen drejt Anglisë, s'harrojnë të bëjnë shqiponjën

Të buzëqeshur për kamerën, me jelekë shpëtimi, shqiptarët shpresojnë për një të ardhme më të mirë në Britaninë e Madhe.

27 Nëntor 2022, 10:59 Nga A.B
'Shqipe, shqipeee...'/ Shqiptarët me gomonen nisen drejt
Shqiptaret

BRITANI- Shqiptarët janë kthyer në problem për autoritetet britanike mirëpo nuk po ndalojnë synimin e tyre: Emigrimin. Në videon e postuar në Facebook nga Genc Sejko, shihet rrugëtimi i frikshëm i shqiptarëve që nisen me gomone drejt Britanisë së Madhe, edhe pse është paralajmëruar se do të merren masa apo do transferohen në vende të tjera, si Ruanda.

'Shqipe, shqipe'- janë fjalët që thonë të rinjtë në gomone. 

Në video shihet qartë që moti nuk është në favorin e tyre, mirëpo ata nuk i humbin shpresat. Të buzëqeshur për kamerën, me jelekë shpëtimi, shpresojnë për një të ardhme më të mirë në Britaninë e Madhe.

shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll