Aktualitet

ME VIDEO- Aksidenti me dy viktima, makina mori para bordurat e rrugës, sendet personale ende në tokë

Në pamjet e pas aksidentit duket se automjet është përplasur në trafik ndarëse dhe më pas ka marrë para hekurat anash rrugës.

27 Nëntor 2022, 09:36 Nga A.B
ME VIDEO- Aksidenti me dy viktima, makina mori para bordurat e rrugës,
Trafikndaresja

TIRANË- Dy viktima nga një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm në Autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Arbër Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes dy pasagjeret që ndodheshin në makinë, 26 vjeçarja Silva Gjergji dhe një tjetër shtetase e paidentifikuar, kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në pamjet e pas aksidentit duket se automjet është përplasur në trafik ndarëse dhe më pas ka marrë para hekurat anash rrugës.

Ajo që ka mbetur në këtë mëngjes në vendin e aksidentit janë vetëm copëza të shkatërruara të makinës dhe ndonjë send personal i të aksidentuarve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

aksidenti tirane-durres silva gjergji arber tivari

Sondazh

Poll