Aktualitet

E diela me temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (HARTA LIVE)

Temperaturat minimale do të luhaten -1 -3 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 5-7°C në veri, 10-14°C në zonën e ulët dhe bregdet.

27 Nëntor 2022, 07:23 Nga A.B
E diela me temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit
Moti

TIRANË- Sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në verilindje dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -1 -3 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 5-7°C në veri, 10-14°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 -5 balle në det të hapur.

 

moti parashikimi i motit

Sondazh

Poll