Aktualitet

Aksident në Maliq, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

27 Nëntor 2022, 08:30 Nga A.B
Aksident në Maliq, makina del nga rruga, plagoset shoferi
Foto ilustruese

MALIQ- Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke u rrotulluar në arë. Rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll