Aktualitet

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, vdesin dy pasagjeret, drejtuesi i mjetit rëndë për jetën

Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe drejtuesit të mjetit.

27 Nëntor 2022, 07:02 Nga A.B
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, vdesin dy pasagjeret,
Aksidenti

TIRANË- Dy viktima në orët e para të mëngjesit. Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i mjetit, A.T, 26-vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë, kanë humbur jetën dy pasagjeret që ishin në mjet, ndërsa i riu është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

Ende nuk dihen identitetet e viktimave dhe drejtuesit të mjetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet. Ndërsa shtetasi A. T, është transportuar në spital në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll