Politike

Basha bëhet bashkë me mikun e Ramës, viziton ekspozitën e mjeshtrit Gazmend Leka, e shoqëron Aurela

Basha shkruan se ka vizituar ekzpozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka.

26 Nëntor 2022, 19:48 Nga F.M
Basha bëhet bashkë me mikun e Ramës, viziton ekspozitën e
Lulzim Basha dhe Gazmend Leka

TIRANË- Lulzim Basha është bërë bashkë me artistin Gazmend Leka, i cili përveç pikturave, njihet dhe për miqësinë me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ka vizituar ekzpozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka. Ai aty ndodhet me bashkëshorten Aurela.

“Kënaqësi të vizitoja bashkë me Aurelën, ekspozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka, edhe në shoqërinë e prof. Taulanda Jupi. Përmes portreteve të endacakëve dhe njerëzve të vuajtur të qytetit, me ngjyra zymtësie që dhembin, prof. Leka bën bashkë në tablo njerëzoren dhe hyjnoren. Mos e humbisni këtë ekspozitë kaq të veçantë!”- shkruan Bashan ë postim.

Artisti shqiptar Gazmend Leka njihet edhe si mik i kryeministrit Edi Rama. Ai ka komentuar edhe një sërë pikturash të Ramës, duke u shprehur se “ai do ishte artist i mirë, nëse do merrej me art”.

gazmend leka lulzim basha aurela basha

Sondazh

Poll