Politike

Meta dekorohet nga Mongolia: E pranova me kënaqësi

Në postim, Meta shton se takimi ishte shumë miqësor mes palëve.

26 Nëntor 2022, 19:18 Nga F.M
Meta dekorohet nga Mongolia: E pranova me kënaqësi
Momenti i dekorimit

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dekoruar nga Presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, Battumur. Në postim, Meta shton se takimi ishte shumë miqësor mes palëve.

Postimi i plotë:

Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë. Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh. Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim.

ilir meta

Sondazh

Poll