Politike

FOTO/ Rama takon CEO-n e kompanisë më të madhe në botë të kriptomonedhave

Lajmin e ka bërë me dije vetë Changpeng Zhao në një postim në rrjetet sociale.

26 Nëntor 2022, 18:49 Nga F.M
FOTO/ Rama takon CEO-n e kompanisë më të madhe në botë
Edi Rama dhe Changpeng Zhao

TIRANË- Kryeministri Edi Rama një takim me Changpeng Zhao, CEO i Binance, kompania me shkëmbimin më të madh të kriptovalutave në botë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Changpeng Zhao në një postim në rrjetet sociale.

"U takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Edi Rama në këtë të shtunë të bukur.Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë,”- shkruan ai krah postimi.

Por çfarë i ka bërë bashkë? Kjo nuk dihet, por fotoja vjen vetëm pak ditë pasi kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama së bashku me të vëllanë, Olsi Rama, si të përfshirë në 'mafian e bitcoin'. Si emër, Berisha ka përmendur biznesmenin Amant Josifi, që sipas tij, ka marrë mbështetjen e qeverisë dhe ndaj e ushtron këtë veprimtari në vendin tonë.

edi rama changpeng zhao

Sondazh

Poll