Sport

Kroaci - Kanada/ Ballkanasit për të harruar Marokun, Kanadaja për bërë histori. Ja si vinë të dyja skuadrat para sfidës së sotme…

Kroacia, nënkampionia e botës, debutoi me një imazh të dobët në ndeshjen e parë dhe sot do të përballet me trajnerin kanadez, mosrespektues në disa deklarata.

27 Nëntor 2022, 08:36 Nga DOSJA

Kroaci - Kanada/ Ballkanasit për të harruar Marokun, Kanadaja për

KATAR - Kroacia luan kundër vetes dhe më pas kundër Kanadasë. Nënkampionia aktuale e Botës debutoi me një lojë të dobët kundër Marokut, veçanërisht në sulm dhe me atë nivel që tregoi do ta kenë të vështirë të kalojnë fazën e grupeve. Ka një nxitje shtesë ndaj skuadrës së Amerikës së Veriut, pasi trajneri i së cilës, Herdman, është shprehur "ne do ta parakalojmë Kroacinë", pas humbjes kundër Belgjikës. Përsëritja e atij rezultati, do të ishte një ‘lamtumirë’ për “Katar 2022” për kanadezët.

Megjithatë, sytë do të jenë te ajo që do të bëjë skuadra e Zlatko Dalic, i cili mbërriti me titullin e nënkampionit në Rusi 2018 dhe ndonëse dihej se ishte një detyrë pothuajse e pamundur për të përballuar atë arritje, pritej që ata ta bënin në më së paku arrin deri në 1/16 finale. 

Si arrin Kroacia? Ndeshja e parë la disa pasoja në ekipin kroat. Të prekur fizikisht si Nikola Vlasic dhe Kramaric, me siklet në kofshën e djathtë, i cili mund të mos jetë i gatshëm. Livaja mund të jetë ai që do të zëvendësojë sulmuesin e Hoffenheim. Nuk priten ndryshime në mesfushën e përbërë nga Modric, Kovacic dhe Brozovic, të cilëve u mungonte një ritëm në ndeshjen e parë. Katër mbrojtësit mund të jenë ata të ndeshjes së parë, ndonëse nga kampi kroat dyshohet, se Lovren do të largohet për Sutalon. “Kroacia meriton respektin e të gjithëve. Ajo e ka fituar atë me ndeshjet në fushë, me sjelljen dhe rezultatet e saj,”- ka deklaruar pohoi Dalic para kësaj ndeshjeje.

Ja dhe formacionet e mundshme të Kroacisë dhe Kanadasë:

Kroaci - Kanada/ Ballkanasit për të harruar Marokun, Kanadaja për

Si mbërrin Kanadaja? Nuk ka kaluar ende mërzia për humbjen e pësuar dhe që të paktën nuk arritën të merrnin një pikë kundër Belgjikës. Mbi të gjitha, sepse statistikat po e rëndojnë atmosferën e ekipit kanadez. Ai ka katër humbje, pa shënuar në katër ndeshjet e Kupës së Botës në historinë e tij (Meksikë 86 dhe Katar 2022). Imazhi i mirë kundër Belgjikës, dhe mungesa e të dëmtuarve, sugjeron që Herdman do të përsërisë të njëjtin formacion, për të tentuar të shënojë për herë të parë në një Botëror.

Megjithëse Kanadaja ka pak emër, e vërteta është se kjo skuadër e re e vuri Belgjikën në telashe të rënda. Me Davies dhe Jonathan David si dhimbjet më të mëdha të kokës, shpejtësia është arma kryesore e lojtarëve të trajnerit John Herdman.

Dueli i ndeshjes? Modric-Eustaquio. Numri 10 i Real Madridit vazhdon të jetë referenca për skuadrën kroate dhe të gjithë topat kalojnë nëpërmjet tij. Një gjë e tillë ndodh edhe me Eustaquio, me të cilin me siguri do të takohet në fushë. Mesfushori i Portos është një nga futbollistët më konkurrues në një ekip që duhet të bëjë një hap përpara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll