Sport

Messi zgjidhet ‘lojtari më të mirë’ i ndeshjes ndaj Meksikës: “E arritëm objektivin sonte, por nuk kemi fituar ende asgjë”…

Kapiteni i Argjentinës, jo vetëm ishte autor goli, por ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë që fiksoi rezultatin e ndeshjes.

27 Nëntor 2022, 07:29 Nga DOSJA

Messi zgjidhet ‘lojtari më të mirë’ i ndeshjes ndaj

KATAR - Kush do të përzgjidhej si më i miri i ndeshjes nëse jo ai? FIFA ka vlerësuar  Lionel Messin si “Lojtarin më të mirë” (MVP) të ndeshjes që Argjentina fitoi 2-0 kundër Meksikës. 

Ishte ‘Pleshti’ (64’) ai shënoi golin e parë të takimit, që lejoi ‘Albicelestët’ të zhbllokonin dhe të fiton ndeshjen. Madje, ishte po ai, i cili i dha asistin Fernandezit (87’) për të shënuar golin e dytë dhe fiksuar fitoren 2-0.

Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës dhe lojtari i ndeshjes, pas fitores 2-0 ndaj Meksikës, u shpreh: “Kemi marrë tre pikët tona të para dhe tani do të përgatitemi sa më mirë për një tjetër finale, kundër Polonisë, të mërkurën, ora 20.00. Ishte një ndeshje e vështirë.

Në pjesën e dytë, me durim, arritëm të bënim atë që duhej të bënim. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Ne bëmë ndeshjen që mundëm, ishim gjithmonë nën presion dhe është e vështirë të luash në këto kushte. E arritëm objektivin sonte, por nuk kemi fituam ende asgjë”.

Messi zgjidhet ‘lojtari më të mirë’ i ndeshjes ndaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll