Sport

Serbia provokon në Katar! FIFA nis hetimet për incidentin me flamurin e Kosovës…

Reagon Kosova, kërkon masa ndaj Serbisë. Federata Serbe e Futbollit nuk iu është përgjigj pyetjeve të agjencisë së lajmeve Reuters lidhur me ngjarjen.

27 Nëntor 2022, 07:09 Nga DOSJA

Serbia provokon në Katar! FIFA nis hetimet për incidentin me flamurin

ZVICER - FIFA ka hapur procedurat hetimore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, pasi një flamur që e përfshinte Kosovën si pjesë të vendit të tyre, dyshohet se ishte varur në dhomën e zhveshjes së ekipit serb, në prag të ndeshjes me Brazilin, tha organi qeverisës i futbollit botëror të shtunën.

Imazhi i flamurit me mesazhin “nuk dorëzohemi” në serbisht u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa u shpërnda edhe nga Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

“Imazhe të turpshme nga dhoma e zhveshjes së Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar platformën e Kupës së Botës FIFA,- thuhej në postimin e zotit Çeku në Twitter. - Ne presim veprime konkrete nga FIFA, duke patur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s,”- shprehet ai.

Serbia provokon në Katar! FIFA nis hetimet për incidentin me flamurin

Federata e Futbollit të Kosovës e ka dënuar ashpër "aksionin agresiv" kundër vendit të saj. "Kupa e Botës është një ngjarje gëzimi dhe uniteti dhe duhet të dërgojë mesazhe shprese dhe paqeje, jo mesazhe urrejtjeje. Ne i bëjmë thirrje FIFA-s të marrë masa kundër veprimeve të tilla,"- thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Serbia, e cila humbi me rezultat 2-0 nga Brazili, do të luajë të hënën me Kamerunin. Federata e saj e futbollit nuk u përgjigj pyetjeve të agjencisë së lajmeve Reuters lidhur me ngjarjen. Sakaq mësohet se FIFA ka nisur procedurat e hetimit u hapën në bazë të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores për Kupën e Botës FIFA 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll