Sport

KATAR 2022/ Dopieta e Mbappe-s 'hedh në tapet' Danimarkën, Franca bëhet skuadra e parë që kualifikohet

Franca është skuadra e parë që kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës së Botës 2022.

26 Nëntor 2022, 19:13 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Dopieta e Mbappe-s 'hedh në tapet' Danimarkën,

KATAR- Franca është skuadra e parë që kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës së Botës 2022. Pas suksesit në ndeshjen e parë kundër Australisë, ekipi i Deschamps mundi Danimarkën me rezultatin 2-1 falë dopietës së Mbappe-s në pjesën e dytë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 61-të me realizimin e sulmuesit të PSG pas topit të dhënë nga Theo Hernandez.

Avantazhi zgjati vetëm pesë minuta sepse Christensen do të barazonte shifrat, megjithatë Danimarka u dorëzua në minutën e 86-të ku Mbappe shënoi me topin e dhënë nga Griezmann. Mbappe është lojtari i dytë me të paktën 7 gola në Botëror para se të mbushë 24 vjeç duke barazuar rekordin e Pele-s, por mbi të gjitha për Francën ka 14 gola në 12 paraqitjet e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

franca danimarka kupa e botes

Sondazh

Poll