Sport

Neymar publikon foto të kaviljes së ënjtur, sulmuesi humb dy ndeshjet e radhës...

Dy ditë pas dëmtimit të pësuar ndaj Serbisë, sulmuesi brazilian publikoi në rrjetet e tij sociale foto mjaft shqetësuese të kyçit të këmbës së djathtë, i cili duket i fryrë.

27 Nëntor 2022, 07:37 Nga DOSJA

Neymar publikon foto të kaviljes së ënjtur, sulmuesi humb dy

KATAR - Kavilja e djathtë e Neymar nuk është më mirë. Sulmuesi brazilian u dëmtua të enjten në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë (2-0) dhe pësoi një kontuzion të ligamenteve anësore. Këtë të shtunë ai ka postuar një histori në Instagram, që tregon gjendjen e këmbës së tij të lënduar. Dy ditë pas dëmtimit të tij, imazhet vështirë se çojnë në optimizëm. Kavilja e tij duket veçanërisht e fryrë.

Mungesa e tij kundër Zvicrës, të hënën, në 17:00, tashmë është konfirmuar dhe duket shumë e mundshme që parizieni të ruhet edhe ndaj Kamerunit, të premten e 2 dhjetorit, në 20:00. Stafi mjekësor i Seleçaos po bën gjithçka për ta rikthyer atë sa më shpejt në fushë. Ai veçanërisht përdor një këpucë kompresuese në kyçin e këmbës së Neymar. Kjo pajisje përshpejton shërimin, duke aktivizuar qarkullimin e gjakut. Qëllimi është të zvogëlojë ënjtjen dhe të lehtësojë dhimbjen e lojtarit.

Tite ende shpreson të rikuperojë numrin e tij 10 për raundin e 16-të, ndeshje që janë planifikuar për 5 ose 6 dhjetor. Edhe pse gjendja nuk duket e mirë, stafi mjekësor tha që të premten, se Neymar ishte i sigurt se do të kishte "një shans për t'u rikthyer".

Neymar publikon foto të kaviljes së ënjtur, sulmuesi humb dy

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll