Aktualitet

EMRI-FOTO/ Zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Greqi, ka një pirs në hundë, mund të jetë në rrezik

Njoftimi është publikuar nga “Buzëqeshja e fëmijës’, institucion që bën me dije se ka arsye të mjaftueshme për të menduar se jeta e 14-vjeçares është në rrezik.

26 Nëntor 2022, 16:47 Nga F.M
EMRI-FOTO/ Zhduket 14-vjeçarja shqiptare në Greqi, ka një pirs
Miranda

GREQI- Një 14-vjeçare e identifikuar si Miranda S., 14 vjeçe, është zhdukur nga zona e Zephyrios, Atikë, në Greqi. Lajmin e bëjnë me dije mediat greke që shkruajnë se 14-vjeçarja shqptare është zhdukur ditën e sotme.

Njoftimi është publikuar nga “Buzëqeshja e fëmijës’, institucion që bën me dije se ka arsye të mjaftueshme për të menduar se jeta e 14-vjeçares është në rrezik.

Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë kafe dhe sy kafe. Ajo ka një pirs (vëth) në hundë. Kur u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri dhe një fund me vija deri tek gjuri.

zhduket miranda ne greqi

Sondazh

Poll