Aktualitet

I kërkuar ndërkombëtarisht për menaxhim të një grupi kriminal, arrestohet turku në Rinas

Ai akuzohet se menaxhon një grup kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror.

26 Nëntor 2022, 14:51 Nga A.B
I kërkuar ndërkombëtarisht për menaxhim të një
Policia

TIRANË- Një shtetas turk është vënë në pranga ditën e sotme në Rinas. Policia informon se turku është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin pasi është i kërkuar ndërkombëtarisht. Ai akuzohet se menaxhon një grup kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror. Po ashtu, turku ka qënë i dënuar dhe më parë në Gjermani. 

Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas / Vijon bashkëpunimi i pandërprerë ndërmjet Policisë Kufitare, ZQK Interpol Tirana dhe partnerëve europianë. Arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimin, një shtetas turk, i kërkuar ndërkombëtarisht, për menaxhim të një grupi kriminal me aktivitet në dhënien ndihmë, për kalimin e paligjshëm të kufijve shtetëror. I arrestuari, i dënuar më parë në Gjermani. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i kontrolleve të shtuara me pajisjet bashkëkohore, dedektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasin turk të kërkuar ndërkombëtarisht:

- M. T., alias T. N., 47 vjeç, banues në Stamboll, pasi Gjykata e Gyor-it, Hungari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të kufirit dhe menaxhimi i një grupi kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal i Hungarisë. Gjatë verifikimeve, ka rezultuar gjithashtu, se 47-vjeçari ishte i dënuar më parë edhe në Gjermani. Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, për ekstradimin e këtij shtetasi.

arrestohet turku rinas

Sondazh

Poll