Aktualitet

Dëborë e acar! I ftohti ‘pushton’ Shqipërinë, ç’na pret nga e hëna, reshjet e dendura rikthehen pas datës 10

Në zonat malore do të ketë reshje dëborë, në veri-lindje dhe në lindje të territorit. Mëngjeset paraqiten mjaft të freskëta edhe në ato zona, për shkak të temperaturave që do të jenë 12-15 gradë celcius.

26 Nëntor 2022, 16:27 Nga F.M
Dëborë e acar! I ftohti ‘pushton’ Shqipërinë,
Tanja Porja

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut i kanë lënë vendit acarit, temperaturave të ulëra dhe dëborës, Sinoptikanja Tanja Porja tregon për A2CNN se nga java e ardhshme nuk do të mungojnë totalisht reshjet, por sasia e tyre do të jetë krejt e paktë dhe e papërfillshme. Do të jenë vetëm 2 ditë të cilat janë dita e diel edhe dita e hënë të cilët do të kenë momente të shkurtra me pika shiu.

Kryesisht në mbrëmje dhe në mesantë. Në zonat malore do të ketë reshje dëborë, në veri-lindje dhe në lindje të territorit. Mëngjeset paraqiten mjaft të freskëta edhe në ato zona, për shkak të temperaturave që do të jenë 12-15 gradë celcius.

“Do të ketë mjaftueshëm ditë me diell dhe kryesisht mesdita është ajo që do të favorizojë rikuperimin e zonave të përmbytura, për shkak të temperaturave që do të jenë 12-15 gradë celcius. Mëngjeset paraqiten mjaft të freskëta edhe në ato zona. Nuk priten ndryshime në tablon termike. Mëngjeset mbesin të ftohta. Deri 4-5 ditët e para të dhjetorit nuk pritet ndryshime të situatës. Shirat në vend do të jenë të pakta dhe në zonat malore flokët e dëborës do të jenë të pakta. Pas 10 ditëshit të parë të dhjetorit pritet një sistem i fuqishëm me vranësira, të ngjashme me reshjet që sapo kaluam,”- tha Porja.

moti 26 nentor 2022

Sondazh

Poll