Aktualitet

EMRAT/ I dhanë para me fajde dhe i morën vilën, si e mashtruan borxhliun të rinjtë nga Pogradeci, sot u arrestuan

Ky i fundit nuk kishte pasur mundësi që t’ua kthente paratë dhe për rrjedhojë, Armand Lice dhe Bledar Alinji në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë falsifikuar një kontratë për t’i marrë shtëpinë borxhliut.

26 Nëntor 2022, 15:58 Nga F.M
EMRAT/ I dhanë para me fajde dhe i morën vilën, si e mashtruan
Pogradec

POGRADEC- Armand Lice dhe Bledar Alinji janë dy personat e arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi akuzohen se kanë mashtruar një qytetar dhe i kanë marrë shtëpinë. Hetimi për këtë rast ka nisur në vitin 2018. Lice dhe Alinji janë të përfshirë në dhënien e parave me fajde dhe një shumë parash ia kishin dhënë një qytetari.

Ky i fundit nuk kishte pasur mundësi që t’ua kthente paratë dhe për rrjedhojë, Armand Lice dhe Bledar Alinji në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë falsifikuar një kontratë për t’i marrë shtëpinë borxhliut.

Me dokumente të falsifikuara, të rrinjtë kishin arritur që me vendim Gjykatës së Parë dhe Apelit, të fitonin pronësinë e banesës dhe të nxirrnin me përmbarues familjarët nga banesa. Por, pas katër vitesh, mashtrimi u zbulua dhe sot, të rinjtë u vunë në pranga.

 

armand lice bledar alinji policia e pogradecit

Sondazh

Poll