Aktualitet

Grupi i kokainës u zbulua nga përgjimet e financuesit, Nikolin Gjolenës iu vu audio-regjistruesi në makinë, ndërtuesi fliste për fitime të mëdha

Në biseda Gjolena dëgjohet të flasë për përfitimet që do të merrnin dhe se si do t'i ndanin ato mes anëtarëve të grupit. Ai flet për fitime të mëdha, por ende nuk dihen detaje të reja. 

26 Nëntor 2022, 15:05 Nga F.M
Grupi i kokainës u zbulua nga përgjimet e financuesit, Nikolin
Vendi ku u gjet kokaina në pleh kimik

TIRANË- Një audio-regjistrues ka zbardhur rolet e të gjithë anëtarëve të grupit të laboratorit të kokainës në Fier, që u arrestuan dy ditë më parë. Mësohet se hetuesit kishin vendosur një audio-regjistrues në makinën e Nikolin Gjolenës, i cili akuzohet se është një prej financuesve të grupit. Pikërisht, bisedat që ka regjistruar përgjuesi ka zbardhur dhe emrat e të përfshirëve dhe ka çuar në arrestimin e tyre. Në biseda Gjolena dëgjohet të flasë për përfitimet që do të merrnin dhe se si do t'i ndanin ato mes anëtarëve të grupit. Ai flet për fitime të mëdha, por ende nuk dihen detaje të reja. 

Nikolin Gjolena është nga Lushnja dhe njihet si një ndërtues në shumë vende të Shqipërisë. Ai u vu në pranga si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tovarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll