26 Nëntor 2022, 13:29
Nga A.B
Parate e sekuestruara
DURRËS- Një 61-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar 'Informaliteti'. Në pranga ka përfunduar kambisti, i cili sipas forcave të policisë, kryente këmbim valutor pa leje. Policia ka sekuestruar rreth 2 milionë lekë të reja, të cilat i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme. 61-vjeçari do të hetohet për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, goditet një rast tjetër i paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare. Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara prej tij, vihet në pranga 61-vjeçari (kambist). Sekuestrohen rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë ligjore, në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, konstatuan dhe goditën një rast tjetër të fshehjes së të ardhurave dhe të informalitetit. Si rezultat, u arrestua shtetasi F. M., 61 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 2 000 000 lekë të rinj dhe 15 000 euro, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
arrestohet kambisti ne durres durres
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 12:54
d.a.
Eliano Rexhepi
ITALI- Ka shumë zemërim në fjalët e Eliano Rexhepit, 30-vjeçarit shqiptar, ndaj ish-partneres së tij Giorgia...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 12:01
A.B
Rruge
ELBASAN- Trafik kilometrik është krijuar ditën e sotme në unazën e Elbasanit, ku dhjetëra makina janë “...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 11:58
A.B
Policia malazeze
TIRANË- Rasti i vrasjes së Momçilo Bar Gjurishiçit (69 vjeç) nga Ulqini, i cili u ekzekutua në lokalin...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 11:41
A.B
Te arrestuarit futen ne seance
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' 10 personat...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 11:24
A.B
Serxhio Cani
TIRANË- Personi në foto është Serxhio Cani, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 11:10
A.B
Ismail Rebeshi
ITALI- Shqiptari Ismail Rebeshi do duhet të përballet me një tjetër proçes gjyqësor. 38-vjeçari ...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 11:02
A.B
Momenti i dhunimit
FIER- Ky është momenti kur djali dhe nusja dhunojnë të moshuarën në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndo...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 10:46
A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga arrestimi i dy policëve në kryeqytet. Në pranga janë vënë...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 10:40
d.a.
Kamioni i sekuestruar
GREQI- Dy të rinjtë janë arrestuar në Selanik pasi kanë transportuar në dy raste të ndara emigrant...
Aktualitet
26 Nëntor 2022, 10:43
A.B
Rruget
SHBA- Përgatitjet për festat e 28-29 nëntorit kanë nisur pak ditë para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, n...