Bota

Tentativa e vrasjes së Martinellit, djali i shefit të Camorra-s merret në pyetje: Kam 15 vite në burg, kurrë s'kam urdhëruar asnjë vrasje

Bidognetti është ndaluar për mbi 14 vjet për tentativën e vrasjes së tezes dhe kushëririt të tij dhe duhet të ishte liruar në vitin 2023 – klani i themeluar nga Cicciotto.

25 Nëntor 2022, 23:26 Nga k.m.
Tentativa e vrasjes së Martinellit, djali i shefit të Camorra-s merret
Foto ilustruese

ITALI- “Po ç'shef, kam 15 vite në burg. Në burg nuk kam porositur asnjëherë vrasje, as kam komunikuar me jashtë me celular të futur në mënyrë të paligjshme dhe asnjëherë nuk kam urdhëruar zhvatje, të bëra nga të tjerët duke dërguar emrin tim dhe të babait tim”. Kështu tha Gianluca Bidognetti, djali i shefit të klanit Casalesi, Francesco Bidognetti, i njohur si "Cicciotto e Mezzanotte", i arrestuar më 22 nëntor së bashku me motrat e tij Teresa dhe Katia, kunatat e tij dhe të afërm të tjerë.

Sipas mediave italiane, Bidognetti është ndaluar për mbi 14 vjet për tentativën e vrasjes së tezes dhe kushëririt të tij dhe duhet të ishte liruar në vitin 2023 – klani i themeluar nga Cicciotto.

“Kam gati 15 vjet në burg, nuk mund të bëja asgjë,”- tha 34-vjeçari.

Edhe pritën e supozuar të urdhëruar nga burgu i një të afërmi të bosit Emilio Martinelli, Gianluca Bidognetti e hodhi poshtë akuzën e ngritur ndaj tij.

“Nuk kam urdhëruar kurrë një vrasje për një grindje mes dy fëmijëve, siç e pashë të shkruar në urdhëresë; Kam miqësi me Emilio Martinellin.”

francesco bidognetti gianluca bidognetti

Sondazh

Poll