Bota

Kanye West viziton Trump, ish-Presidenti: Më kërkoi t'i bashkohesha fushatës së tij në 2024

Dyshja më pas udhëtuan në Miami së bashku dhe u panë jashtë klubit privat të ish-presidentit në Florida të martën.

25 Nëntor 2022, 22:17 Nga F.M
Kanye West viziton Trump, ish-Presidenti: Më kërkoi t'i
Donald Trump dhe Kanye West

SHBA- Reperi Kanye West i ka kërkuar ish-Presidentit Donald Trump që t’i bashkohet fushatës Presidenciale të tij për zgjedhjet e vitit 2024. Ka qenë ish- presidenti Donald Trump ka bërë me dije së fundmi se reperi Kanye West u shfaq në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.

Dyshja më pas udhëtuan në Miami së bashku dhe u panë jashtë klubit privat të ish-presidentit në Florida të martën. Sipas Trumpit, Kanye West i ka kërkuar që të bëhet zëvendëspresident në rast se West fiton zgjedhjet e ardhshme.

“Javën e kaluar, Kanye West më thirri për të ngrënë darkë në Mar-a-Lago. Menjëherë pas kësaj, ai u shfaq papritur me tre nga miqtë e tij, për të cilët nuk dija asgjë”, tha ish-presidenti.

Ndërsa më pas shtoi:

Ne hëngrëm darkë të martën në mbrëmje me shumë anëtarë të pranishëm në oborrin e pasmë.

kanye west donald trump

Sondazh

Poll