Bota

Vrau tre prostitutat, autopsia fundos autorin: Dhjetëra plagë me thikë në trupat e viktimave! Si e pikasën kamerat

Të treja viktimat kanë goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë qafën, shpinën dhe kokën.

25 Nëntor 2022, 22:08 Nga F.M
Vrau tre prostitutat, autopsia fundos autorin: Dhjetëra plagë me
Giandavide De Pau

ITALI- Giandavide De Pau është identifikuar si autor i dyshuar për vrasjen e tre punonjëseve të seksit në Itali. Organet e hetimit kanë tashmë në duar dhe autopsinë e trupave të pajetë dhe ekzaminimet kanë treguar se janë dhunuar në mënyrë të ekzagjeruar. E vetmja gjë që mbetet të konstatohet, është nëse arma e përdorur ka qenë e njëjtë.

Të treja viktimat kanë goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë qafën, shpinën dhe kokën. Giandavide De Pau është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me kapele, maskë anti-covid dhe syze dielli në lagjen Pratti në Romë, në intervalin kohor mes vrasjes së dy grave kineze dhe asaj të Amerikës së Jugut.

Një prej kamerave e kapi duke hyrë në ndërtesën në numrin 28 në orën 10.01 dhe duke u larguar në orën 10.41 (disa çaste pasi vrau dy viktimat e para) për t'u larguar në këmbë. Më pas, në orën 11.21, ai shkoi në rrugën "Durazzo" me një makinë "Toyota IQ" ngjyrë patëllxhani dhe pasi e parkoi, hyri në shtëpiu dhe më pas u largua brenda 15 minutave. Giandavide De Pau është vënë tashmë në pranga. Ai akuzohet për vrasje të trefishtë.

VIDEOJA:

 

giandavide de pau

Sondazh

Poll