Bota

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me komandantin çeçen Kadyrov

Lajmin e dha vetë kreu i Kremlinit në një delegacion ku zhvilloi një takim me nënat e ushtarëve rusë të cilët janë angazhuar në Ukrainë. 

25 Nëntor 2022, 20:41 Nga d.a.
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me komandantin
Putin dhe Kadyrov

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se sot se do të zhvillojë një takim gjatë ditës me komandantin çeçen Ramzan Kadyrov.

Lajmin e dha vetë kreu i Kremlinit në një delegacion ku zhvilloi një takim me nënat e ushtarëve rusë të cilët janë angazhuar në Ukrainë. 

“Duhet të takoj Ramzan Akhmatovich tani, kam një takim pune me të”, tha Putin, cituar nga agjencia RIA Novosti.

Presidenti rus pranoi gjithashtu kërkesën e njërës prej nënave, Zharadat Aguyeva, për t'i përcjellë përshëndetjet e saj komandantit çeçen.

vladimir putin ramzan kadyrov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll