Sport

“Katar 2022”/ Irani ‘në frymën e fundit’ triumfon dhe fundos Uellsin… (video)

Skuara aziatike e Iranit siguron 3 pikët e parë, ndërkohë që uellsianët janë thuajse të eliminuar…

25 Nëntor 2022, 13:32 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Irani ‘në frymën e fundit’

KATAR - Irani ka mposhtur Uellsin, me dy gola të realizuar ‘in extremis’ të minutave shtesë, diçka që e meritonte për lojën që e tregoi.

Pjesa e parë u dominua nga britanikët e Uellsi, por në pjesë e dytë aziatikët e Iranit e paten lojën nën kontroll, duke patur shumë raste. Portieri i Uellsit, Wayne Hennessey në miknutën e 86-të u përjashtua me karton të kuq, pas ndërhyri brutalisht ndaj Taremit, të cilin e pengoi në një aksion goli.

Në minutat shtesë, i aktivizuar nga minuta e 77-të, Cheshmi shënoi golin e pare në minutën e fundit të shtesës, të 98-tën, me një super goditje nga distanca. Pasi Uellsi provoi të barazojë, një kundërsulm tjetër i Iranit, i krijoi mundësi Rezaeian në minutën e 101-të të shënonte përsëri për të fiksuar fitoren 2-0 të Iranit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll