Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier/ Lala: Droga ndërroi 14 ambiente, u ndoq për dy muaj rresht në Shqipëri

Lala tha se është ndjekur teksa bëhej lëvizja në mënyrë që të kapej atje ku kishte destinacionin.

25 Nëntor 2022, 21:30 Nga F.M
Laboratori i kokainës në Fier/ Lala: Droga ndërroi 14 ambiente, u
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se droga e kapur në Fier është ndjekur për dy muaj në Shqipëri, madje ka ndërruar 14 ambiente. E ftuar në "Çim Peka Live", Lala tha se është ndjekur teksa bëhej lëvizja në mënyrë që të kapej atje ku kishte destinacionin.

"Droga ka bredhur dy muaj në të gjithë Shqipërinë. Ka ndërruar 14 ambiente. Është bllokuar për dy muaj rresht në Shipëri dhe është ndjekur teksa bëhej lëvizja në mënyrë që të kapej atje ku kishte destinacionin,"- tha Lala. 

Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

klodiana lala laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll