Aktualitet

TKOBAP u ndalon punonjësve të dalin në ekrane pa marrë leje, urdhri: Do procedoheni!

Në rastin kur punonjësit nuk lajmërojnë, bëjnë publicitet negativ dhe dëntojnë imazhin e institucionit, do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Institucionit.

25 Nëntor 2022, 20:30 Nga F.M
TKOBAP u ndalon punonjësve të dalin në ekrane pa marrë leje,
TKOB

TIRANË- Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit iu ndalon punonjësve që të dalin në ekrat e televiziomneve. Vendimi është marrë nga drejtoresha e përgjithshme Abigeila Voshtina. Kjo e fundit ka lëshuar një urdhër të firmosur prej saj më datë 22 nëntor të këtij viti. Urdhri u ndalon të gjithë punonjësve të TKOBAP-së që të dalin në ekrane pa marrë leje të posaçme. Në rastin kur punonjësit nuk lajmërojnë, bëjnë publicitet negativ dhe dëntojnë imazhin e institucionit, do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Institucionit.

Urdhri i vendosur:

TKOBAP u ndalon punonjësve të dalin në ekrane pa marrë leje,
Urdhri

Me qëllim që informacioni të jetë i mirëkoordinuar për publikun dhe vetë institucionin, çdo punonjës i TKOBAP-së, përpara se të paraqitet nëpër media të ndryshme duhet të lajmërojë pranë zyrës së Promocionit dhe Imazhit në TKOBAP. Në rastin kur punonjësit nuk lajmërojnë, bëjnë publicitet negativ dhe dëntojnë imazhin e institucionit, do të procedohen sipas parashikimeve të Rregullores së Brendshme të Institucionit. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri të gjithë punonjësit të TKOBAP-së dhe Zyra e Burimeve Njerëzore, Zyra e Protokollit për komunikimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, Drejtoresha e Përgjithshme, Abigeila Voshtina.

tkob urdhri i tkob abigeila voshtina

Sondazh

Poll