Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier, reagon Bledi Çuçi: Betejë frontale atyre që shkelin ligjin

Ai shton se do të luftojnë kundër krimit.

25 Nëntor 2022, 19:39 Nga F.M
Laboratori i kokainës në Fier, reagon Bledi Çuçi:
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin që zbuloi laboratorin e kokainës në Fier. Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se ky është një profesionalizëm dhe integritet i treguar nga PSH-ja për këdo që i shpall luftë ligjit. 

"Policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shteëtit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion,"- shkruan Çuçi. 

Si u zbulua laboratori i kokainës në Frakull të Fierit?

Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

bledi cuci laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll