Aktualitet

FOTOLAJM- Dhunoi të moshuarën, pas lirimit Aurona Pelaj shihet duke tymosur duhan rrugëve të Pejës

Aurona Pelaj është fotografuar teksa pi cigare dhe shijon lirinë, ndërsa bashkë me të u liruan dhe dy koleget e saj dhunuese Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

25 Nëntor 2022, 20:38 Nga k.m.
FOTOLAJM- Dhunoi të moshuarën, pas lirimit Aurona Pelaj shihet duke
Aurora Pelaj

KOSOVË- Është publikuar foto e parë pas burgimit të Aurora Pelajt, e reja e cila dhunoi një të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit “Orenda” në Pejë, Aurona Pelaj, është fotografuar teksa pi cigare dhe shijon lirinë, ndërsa bashkë me të u liruan dhe dy koleget e saj dhunuese Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

FOTOLAJM- Dhunoi të moshuarën, pas lirimit Aurona Pelaj shihet duke
Aurora Pelaj

Pas lirimit të tyre, një reagim ka ardhur nga vajza e të moshuarës që u dhunua, duke thënë se nëna e saj me këtë vendim gjykate është dhunuar për së dyti herë.

Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në shtete të tjera, ku persona të njohur dënuan dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës. Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj, pasi vuante nga ‘Alzheimer’ e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngarjes. E moshuara që u dhunua nga infermierja e qendrës është nëna e ushtarit të UÇK, Taulant Reshat Nura që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë.

aurora pelaj

Sondazh

Poll